Gazetari Spartak Koka ka shpjeguar në detaje atentatin ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca. Koka tha se atentati ka patur për qëllimin eliminimin fizik të Ndrecës, ndërsa akuzoi policinë se po bën një punë negative.
Pjesë nga biseda:
Koka: Dyshimet janë që eksplozivi është vënë për ta eliminuar fizikisht Bernard Ndrecën. Kujtojmë që në 2009 kreu i PDK në Malësinë e Madhe u vra në një atentat me makinë.
Fevziu: Dyshimet janë që shkuan ta vrasin?
Koka: Ta eliminojnë. Po ta shikoni videot janë dhe me audio. Të gjithë e shohim që është një shpërthim për ta eliminuar Bernard Ndrecën. Duhet të heqim dorë nga spekulimet që qarkullojnë 24 orë në media se Ndreca mund ta ketë bërë vetë. Policia po bën një punë negative, por po karikon në rrjet të aluduar informacione kundrejt Bernard Ndrecës.
Ngjarja e rëndë është regjistruar më 11 prilli rreth orës 07:10 në fshatin Paçam pranë banesës së Ndrecës. Sasia e tritolit u vu në pjesën e përparme të makinës ndërsa shpërthimi ka ndodhur në momentin që Benard Ndreca ka hipur në mjetin e tij tip ‘Audi’. Shpërthimi është kryer me telekomandë.
Lini një Përgjigje