TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Tetor 2023, 08:47

Krimi makabër në Shkodër, policia zbardh ngjarjen: U godit me sëpatë nga fqinji

Shkruar nga Pamfleti

Krimi makabër në Shkodër, policia zbardh ngjarjen: U godit me

Policia ka reaguar zyrtarisht në lidhje me krimin e rëndë të ndodhur mesditën e djeshme në Shkodër, ku fqinji goditi me sëpatë 70-vjeçarin Musa Bajraktari. I moshuari u gjet në një kanal dhe dyshimet e para ishin se vdekja e tij ishte nga shkaqe natyrale.

Me anë të një njoftimi policia bën me dije se 60-vjeçari e ka goditur fqinjin e tij me një mjet prerës. Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Ndërkohë, uniformat blu raportojnë se autori i dyshuar, Xhemal Zeqiri është arrestuar.

"Vihet në pranga fqinji i 70-vjeçarit, i cili nga hetimet e thelluara rezultoi se vrau këtë shtetas, me mjet prerës, pas një konflikti për motive të dobëta. Sekuestrohet mjeti prerës (sakicë), me të cilin u krye vrasja.

Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 19.10.2023, në fshatin Boks, Shkodër, ku në një kanal u gjet trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Shkodër, për të cilin paraprakisht u dyshua se e kishte humbur jetën, prej shkaqeve natyrale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe ata të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e qarkut, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, për të cilën u vu në pranga shtetasi: -Xh. Z., 60 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Shkodër, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Nga provat e siguruara dyshohet se 60-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (sakicë), në kokë, shtetasin M. B., i cili për shkak të goditjes, ka rënë në kanalin e fshatit Boks, ku u gjet i pajetë më pas.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (sakicë). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

 

krim makaber shkoder ngjarje policia

Lini një Përgjigje