
Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme në tunelin e Kalimash-Morinë, ku viktima mbeten dy vëllezër Sadik dhe Nesret Osmani nga Kosova.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shoferi i 'Benz'-it, Arben Berisha 58-vjeç me origjinë nga Tropoja dhe banim në Tiranë, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin Sadik Osmani dhe autobotin tip “MAN” me drejtues shtetasin Sh. S.
Dy vëllezërit nga Gjilani i Kosovës, Sadiku në drejtimin e makinës “Ford”, i vëllai dhe miku i tij pasagjerë udhëtonin nga Morina në drejtim të Tiranës.
Burime nga policia thanë se Arben Berisha po lëvizte me shpejtësi tejet të lartë, ndërkohë që shpejtësia e lejuar në tunel është 80 km/h.
Gjithashtu, nga aksidenti janë dëmtuar shoferi i “Benzit”, pasagjerja në këtë automjet, 26-vjeçarja me iniciale K. B., dhe pasagjeri tjetër në makinën tip“Ford”, shtetasi I. L., 44 vjeç.
"Specialistët e Njësisë për Sigurisë Rrugore të Autostradës “Tuneli i Kalimashit-Morinë”, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për aksidentin e ndodhur pasditën e djeshme, në tunelin e Kalimashit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. B., 48 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në tunelin e Kalimashit, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin S. O. dhe autobotin tip “MAN” me drejtues shtetasin Sh. S.
Nga ky aksident humbën jetën drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi S. O., dhe pasagjeri në këtë automjet, shtetasi N. O., të dy banues në Kosovë. Gjithashtu, nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi A. B., pasagjerja në këtë automjet, shtetasja K. B., 26 vjeçe dhe pasagjeri tjetër në automjetin tip “Ford”, shtetasi I. L., 44 vjeç.
(Në informacionin paraprak të ditës së djeshme, është dhënë se drejtuesi i automjetit tip “Ford” ishte shtetasi I. L., por nga veprimet hetimore të kryera në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se drejtuesi i këtij automjeti ishte shtetasi S. O.)", njofton policia.
Lini një Përgjigje