TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Tetor 2023, 16:55

Vodhën ‘Benzin’ në Yrshek dhe e shitën për pjesë këmbimi, arrestohen 3 persona në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Vodhën ‘Benzin’ në Yrshek dhe e shitën për

Policia e Tiranës ka arrestuar tre autorët, të cilët dyshohet se vodhën një makinë në kryeqytetet dhe më pas i shitën pjesët e saj nëpër pika shitjesh pjesësh të përdorura.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë 3 shtetas 19 vjeç, 43 vjeç dhe 46 vjeç, të tre banues në Tiranë. Kapja e tyre u bë e mundur pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Luna”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas që vodhën një automjet, të cilin dyshohet se e kanë çmontuar në pjesë dhe i kanë shitur ato.

Sekuestrohet automjeti me të cilin autorët e dyshuar dyshohet se kanë kryer veprën penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Luna”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve: – R. N., 19 vjeç, E. N., 46 vjeç dhe G. N., 43 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Nga këqyrja e pamjeve filmike dhe veprimet e tjera hetimore ka rezultuar se këta shtetas, më datë 09.10.2023, kanë vjedhur një automjet tip “Benz”, në Yrshek. Pasi e kanë vjedhur automjetin, dyshohet se këta shtetas e kanë çmontuar atë dhe pjesët e tij i kanë shitur në pika shitjesh për pjesë të përdorura automjetesh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

policia zrshek

Lini një Përgjigje