
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" për 27 persona. Të arrestuarit në kuadër të operacionit policor "Tempulli", kishin kërkuar masë më të butë sigurie.
Në zhvillim të operacionit Tempulli u goditën 28 grupe kriminale që shpërndanin kanabis në të gjithë vendin.
"Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të operacionit “Tempulli”, është bërë i mundur arrestimi i disa shtetasve, të cilët dyshohen për përfshirjen në aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Tiranës.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka zhvilluar gjykimin lidhur me verifikimin e masës së sigurimit “arrest me burg” e parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale, caktuar me vendimin ….., të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për personat nën hetim shtetasit me iniciale R.P, Xh. Gj (B), E.H, R.A, E.P, M.K, E.D, S.S, S. M, B.M, D.S, D.C (V), O.V, L.D, F.Q, F.A, F.H, K.K, K.K, S.M, K.X, F.P, E.P, G.H, E.D, R.M, dhe E.C, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, të parashikuar nga neni 283/1 dhe 283/2 të Kodit Penal.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 2085 Regj.Them , datë 15.09.2023, ka vendosur:
1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “Arrest nё burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, të vendosur me ..........., ndaj personave nën hetim R.P, Xh.Gj, M.H, R.A, E.P, M.K, E.D, S.S, S.M, B.M, D.S, D.C, O.V, L.D, F.Q, F.A, F.H, K.K, K.K, S.M, K.X, F.P, E.P, G.H, E.D. R.M, E.C.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të paraqitura, nga personat nën hetim me iniciale R.P, Xh. Gj (B), E.H, R.A, E.P, M.K, E.D, S.S, S. M, B.M, D.S, D.C (V), O.V, L.D, F.Q, F.A, F.H, K.K, K.K, S.M, K.X, F.P, E.P, G.H, E.D, R.M, dhe E.C, të cilët respektivisht kërkuan ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase tjetër sigurimi më të butë se“arresti në burg”.
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 19.10.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Valbona Vata, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë", njoftoi gjykata.
Lini një Përgjigje