
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Modena të Italisë, ku një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht.
Mediat italiane raportojnë se si pasojë e përplasjes së dy makinave ka humbur jetën 38-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Saimir Gjoka.
Sipas mediave italiane makina ku po udhëtonte Gjoka është përplasur me një tjetër makinë, duke dalë nga rruga.
Aksident fatal ndodhi në orët e vona të mbrëmjes në seksionin e autostradës së Modenës – A1, pranë Cognento. 38-vjeçari nga Shqipëria, ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas përplasjes. Trupi i pajetë i viktimës është nxjerrë nga zjarrfikësit, nga automjeti në të cilin ishte bllokuar.
55-vjeçari që udhëtonte me makinën tjetër ka mbetur i plagosur por jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet italiane zbuluan në makinën e shqiptarit një çantë të mbushur me para dhe një substancë të dyshimtë. Po ashtu në makinë me Gjokën ndodhej edhe një pasagjer që dyshohet se u arratis në fushat pranë pas përplasjes. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet pë zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe janë vënë në kërkim të personit në fjalë.
Lini një Përgjigje