
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin “Bilisht-Kapshticë, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë.
Policia bën me dije se shtetasi me iniciale I. Z., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Mësohet se si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në makinë me të, shtetasi me iniciale D. M., të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Bilishtit.
"Më datë 19.10.2023, rreth orës 19:15, në aksin rrugor “Bilisht-Kapshticë”, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, shtetasi I. Z., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi I. Z. dhe pasagjeri në këtë automjet shtetasi D. M., të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Bilishtit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit", njofton policia.
Lini një Përgjigje