
Një makinë tip 'BMW' u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme gjatë kohës që ishte në lëvizje e më pas përfundoi në kanal.
Ngjarja ndodhi në afërsi të Portezës, në aksin rrugor Fier-Patos.
Policia njoftoi se si pasojë e kësaj ngjarjeje kanë marrë dëmtime shoferi E. Sh., 35-vjeç dhe pasagjeri D. Sh., 41-vjeç të cilët ndodhen në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Paraprakisht dyshohet se shkak të ngjarjen të jetë bërë një defekt elektrik. Për shuarjen e flakëve ndërhyri zjarrfikësja, ndërsa policia nisi hetimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.
"Rreth orës 19:50, në aksin rrugor "Fier-Patos", ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip "BMW". Nga flakët kanë marë dëmtime në trup drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasit E. Sh., 35 vjeç dhe D. Sh., 41 vjeç, të dy banues në Drizë, Fier, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.
Lini një Përgjigje