TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Dhjetor 2023, 10:09

I dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet 54-vjeçari në Durrës 

Shkruar nga Pamfleti
I dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet 54-vjeçari
Arrestimi i Arian Malos

Arian Malo është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

54-vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit ‘Perugia’ dhe u vu në pranga me qëllim ekstradimin në Itali.

‘Gjykata e Apelit e Perugias e ka dënuar 54-vjeçarin, me 4 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Mospagimi i taksave dhe sigurimeve shoqërore" dhe "Deklarimi i rremë", të  parashikuara nga Kodi Penal italian.’- njofton policia.

Lini një Përgjigje