TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Dhjetor 2023, 15:52

Falsifikuan dokumentet dhe lejuan mallrat kontrabandë, lihen në burg 3 inspektorët e Portit të Durrësit

Shkruar nga Pamfleti

Falsifikuan dokumentet dhe lejuan mallrat kontrabandë, lihen në burg 3

Janë lënë në burg tre inspektorët e mbikëqyrjes në Portin e  Durrësit, të cilët u arrestuan dy ditë më parë më akuzën për shpërdorim detyre dhe falsifikim kompjuterik.

Seanca u mbajt ditën e sotme dhe u vendos masa “arrest me burg” për 2 doganierët, Denis Musaj dhe Egnis Gojani dhe për efektivin e policisë, Adelino Vila, ndërsa është vendosur masa “arrest shtëpie” për punonjësen civile, Alketa Kollçaku.

Personat në fjalë kanë regjistruar të dhëna të rreme në sistemet kompjuterike me qëllim për të lejuar kalimin pa kontroll doganor, të automjeteve dhe kontejnerëve që transportonin mallra të kontrabanduara.

Regjistronin të dhëna të rreme, duke shpërdoruar detyrat, në mënyrë që automjete dhe kontenierë t’iu shmangeshin kontrolleve në pkk dhe të kalonin mallra të kontrabanduara, vihen në pranga 4 shtetas.

Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”, kundër paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Sinkroni”. Si rezultat i operacionit u vunë në pranga, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, të kryera në bashkëpunim, shtetasit:

E. Gj., 35 vjeç, A. K., 52 vjeçe dhe D. M., 41 vjeç, të tre me detyrë inspektorë mbikëqyrës në kompaninë private që merret me përpunimin e mallrave dhe të kontenierëve në portin e Durrësit, si dhe shtetasi A. V., 27 vjeç, me detyrë ndihmësspecialist kontrollor në Policinë Kufitare të portit të Durrësit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 4 shtetas, duke shpërdoruar detyrat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë regjistruar të dhëna të rreme në sistemet kompjuterike, me qëllim lejimin e kalimit pa kontroll doganor, të automjeteve dhe kontenierëve që transportonin mallra të kontrabanduar”, njoftoi policia dy ditë më parë.

porti durresit kontrabante burg inspektore

Lini një Përgjigje