TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Dhjetor 2023, 12:26

Detaje nga sulmi në burgun e Peqinit/ Mjacaj komunikoi me babain e tij në telefon pas vrasjes, policia i bastis shtëpinë

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga sulmi në burgun e Peqinit/ Mjacaj komunikoi me babain e tij

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi në burgun e Peqinit ditën e djeshme ku autori Sokol Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.

Pas krimit, autori Sokol Mjacaj ka kërkuar të flasë me babain e tij.

Raportohet se, gjatë bisedës Mjacaj ishte shumë i qetë dhe nuk shprehu shqetësim për ngjarjen e ndodhur.

Biseda mes tyre nuk ka qenë e gjatë dhe ka pasur vetëm një përshëndetje mes tyre.

Besohet se Mjacaj është paguar për këtë krim dhe se shumën e parave ua ka dhënë familjarëve.

Vëllai i Sokol Mjacaj, Pavlini lëvizte nga Belgjika në Shqipëri. Ai është i vetmi kontakt me Mjacaj, pasi i sillte ushqime dhe para në burgun e Peqinit.

Pas ngjarjes së regjistruar në burgun e Peqinit ku Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjen, policia e Shkodrës ka zbarkuar në banesën e familjes së Sokol Mjacajt.

Gjatë kontrollit të banesës nuk është gjetur asgjë e jashtëligjshme./Ora News

sokol mjacaj vrasje arben lleshi

Lini një Përgjigje