
Është zbardhur dëshmia e Sokol Mjacajt, i dënuari me burgim të përjetshëm i cili ekzekutoi me armë zjarri Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan në burgun e Peqinit.
Në dëshminë e tij Mjacaj tha se armë e kishte siguruar para 1 muaji, teksa dyshohet se vrasja ishte me porosi nga jashtë.
Policia e Elbasanit ka izoluar autorin e krimit dhe do të rimerret në pyetje.
Sipas Mjacajt, shkaku i vrasjes së Arben Lleshit është një konfklikt mes tyre, pasi ky i fundit nuk e kishte pranuar në sektor.
Dyshohet se arma është futur dorazi në qeli. Burime nga grupi hetimor thonë se janë ndaluar 13 persona pjesë e stafit të burgut, që nga drejtori e gjithë zinxhiri komandues.
Lini një Përgjigje