TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Dhjetor 2023, 09:31

Shkaktoi aksidentin me 4 viktima në Itali, del para gjykatës Orjol Lame

Shkruar nga Pamfleti

Shkaktoi aksidentin me 4 viktima në Itali, del para gjykatës Orjol

Del para trupës gjykuese Orjol Lame, shoferi i cili shkaktoi tragjedinë e Gaidas të Italisë ku humbi jetën partnerja e tij Shane Hyseni, djali 1 vjeç e gjysmë Matias dhe motra e vëllai i Shanes, Resat dhe Rejana.

Prokuroria e konsideron fajtor për vrasje të shumëfishtë në rrugë. Vendimi u mor pas një vlerësimi shtesë që rrëzoi një ekspertizë fillestare.

I riu shqiptar, që drejtonte një makinë tip Fiat Stilo, do duhet që të përgjigjet tashmë për veprimet e tij në gjykatën në Reggio. Një rol kyç në vijimësinë e çështjes kishte edhe avokati Nicola Termanini, përfaqësues i prindërve Hyseni.

Lame ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe pa dokumente të rregullta natën e aksidentit. Ai ishte një person me precedent të mëparshëm penal.

Pavarësisht kësaj, ai nuk u arrestua dhe mundi që të vinte në Shqipëri si pasojë e disa raporteve që mbështetën paaftësinë e tij. Ekspertiza e mëvonshme ka vërtetuar se Lame është në gjendje që të përgjigjet për veprimet e tij.

Kujtojmë se Lame qëndroi për disa muaj në koma pas atij aksidenti.

Lame u shpall i paaftë për të marrë pjesë në gjyq si “pasojë e dëmtimeve neurologjike post-traumatike me deficenca të sjelljes për t’u rivlerësuar”.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 Tetor të vitit të kaluar. Orjol Lame, gruaja e tij, Shane, djali Mattias dhe motra e vëllai i 22-vjeçares, Rejana dhe Resati, po ktheheshin nga një darkë në Reggio Emilia ku automjeti i tyre u përplas në një shtëpi të pabanuar.

Shane, Mattias, Rejana dhe Resati humbën jetën menjëherë si pasojë e përplasjes së fortë.

aksident orjol lame

Lini një Përgjigje