TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Dhjetor 2023, 07:16

Familjarë të tij morën peng 2 persona, AMP arreston efektivin në Fier: Nuk kallëzoi krimin!

Shkruar nga Pamfleti

Familjarë të tij morën peng 2 persona, AMP arreston efektivin

Një efektiv policie në Fier është arrestuar në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Në pranga ka rënë inspektori Gestian Ymeraj 31 vjeç, me detyrë Trupi Shërbimi i Forcave Operacionale.

Efektivi akuzohet se nuk ka kallëzuar në polici një ngjarje të ndodhur ditën e djeshme në Fier (15 dhjetor), ku 3 familjarë të tij, të identifikuar si K.B, E.A dhe A.Z, morën peng 2 persona të tjerë me inicialet H.T dhe O.A.

Arrestimi u krye sepse pavarësisht se është vënë në dijeni të një ngjarje kriminale të ndodhur sot, ku shtetasit H.T. dhe O.A. janë marrë peng nga shtetasit K.B., E.A. dhe A.Z. (familjarë të punonjësit të policisë), nuk e ka kallëzuar këtë fakt pranë Policisë”- thuhet në njoftimin e AMP-së të publikuar mbrëmjen e djeshme.

Lini një Përgjigje