Arben Lleshi, i cili u ekzekutua me 3 plumba ditën e sotme në burgun e Peqinit nga një tjetër i dënuar me burgim të përjetshëm Sokol Mjacaj, ishte plagosur më herët në qeli.
Në vitin 2018, Lleshi u plagos me thikë në burg, por aso kohe autoritetet e hetuan si një sherr mes të burgosurve dhe jo si tentativë për ta eliminuar.
Ende nuk dihen arsyet se përse Mjacaj qëlloi për vdekje të burgosurin përjetë, i cili ishte dënuar për vrasjen e një shqiptari në Angli, trupin e të cilit më pas e dogji.
Kujtojmë se, ai u ekstradua nga Britania e Madhe në maj të vitit 2016, pasi rezulton i dënuar me 32 vite burg. Arben Lleshi, nga fshati Laç-Bruçi i Matit, është i dënuar me 32 vjet burg për vrasje, nga një gjykatë në Britani. Lleshi është autori i vrasjes së Agim Hoxhës, në 10 prill 2012.
Për këtë ngjarje është dënuar me burg edhe vëllai i Lleshit, 39-vjeçari Afrim Lleshi, i cili ka pranuar para gjykatës se ka bashkëpunuar në shfarosjen e trupit të viktimës. Shkaku i vërtetë i vrasjes nuk është asnjëherë i ditur nga vëllezërit.
Lini një Përgjigje