TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Dhjetor 2023, 17:43

Sherr mes të rinjve në Tiranë, adoleshenti plagos me thikë dy persona dhe largohet nga vendngjarja

Shkruar nga Pamfleti

Sherr mes të rinjve në Tiranë, adoleshenti plagos me thikë

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pasi janë goditur me thikë nga një 16-vjeçar, pas një sherri të ndodhur në Tiranë.

Mësohet se dy të plagosurit janë të moshave 18 vjeç.

Sipas policisë, është shpallur në kërkim autori i ngjarjes, i cili është arratisur menjëherë pas plagosjes.

Dy të lënduarit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Plagosi me mjet prerës thikë dy shtetas të moshës 18 vjeç dhe u largua, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacioneve të marra se ditën e sotme, në rrugën “Asim Vokshi”, gjatë një konflikti, një shtetas kishte goditur me mjet prerës shtetasit A. M., 18 vjeç, dhe E. M., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe më pas është larguar, kanë organizuar punën për identifikimin e tij. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera u shpall në kërkim një 16-vjeçar, si autor të dyshuar të kësaj ngjarje

16-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Asim Vokshi”, sot rreth orës 14:30, ka goditur me mjet prerës shtetasit A. M., dhe E. M., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e 16-vjeçarit”, njoftoi policia.

plagosje thike te rinj tirane

Lini një Përgjigje