TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Dhjetor 2023, 17:23

U plagos në burgun e Peqinit, Indrit Shaqja transportohet drejt Traumës

Shkruar nga Pamfleti

U plagos në burgun e Peqinit, Indrit Shaqja transportohet drejt

Indrit Shaqja është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës me masa të rrepta sigurie, pasi mbeti i plagosur ditën e sotme nga të shtënat me armë zjarri në burgun e Peqinit.

Fillimisht Shaqja u transportua në spitalin e Peqinit por për shkak të nevojës për një trajtim më të specializuar pas plagëve të marra në këmbë dhe gjendjes së përkeqësuar, ai është dërguar drejt spitalit të Tiranës.

Autori i ngjarjes Sokol Mjacaj, qëlloi me armë zjarri ndaj dy të burgosurve Arben Lleshit dhe Ilir Shaqajt. 

Arben Lleshi mbeti i vrarë nga konflikti me armë pasi nuk mundi t'u mbijetonte dot plagëve të marra.

Mësohet se i dënuar Sokol Mjacaj është konfliktuar me dy të dënuarit e tjerë Indrit Shaqjan dhe Arben Lleshin dhe ka tentuar t’i vrasë. Dyshohet se Mjacaj është porositur nga jashtë për vrasjen e dy të burgosurve. 

 

 

indrit shaqja plagosje

Lini një Përgjigje