TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Dhjetor 2023, 15:51

Merr fund kaosi në burgun e Peqinit, dorëzohet Sokol Mjacaj

Shkruar nga Pamfleti

Merr fund kaosi në burgun e Peqinit, dorëzohet Sokol Mjacaj

Është dorëzuar Sokol Mjacaj autori i vrasjes së një të burgosuri dhe plagosjes së një tjetri në burgun e Peqinit.

Ai ka pranuar të flasë me hetuesit dhe aktualisht është duke u marrë në pyetje.

Raportohet se kryeprokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi negocioi me Sokol Mjacajn dhe e bindi të dorëzohet.

Mjacaj pasi ka vrarë Arben Lleshi dhe plagosur Indrit Shaqjan, nën kërcënimin e armës ka tentuar të bëjë pengmarrje, por nuk ia ka dalë. Ai mbajti peng stafin e burgut për rreth 1 orë nën kërcënimin e armës.

Më pas është izoluar në një nga qelitë duke kërcënuar se nëse dikush i afrohet, do ta qëllojë. Pas rezistencës, autori është dorëzuar ndërsa ngjarja është duke u hetuar nga policia. 

Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes, teksa dyshohet se arma është futur me dron.

Në vendngjarje ndodhen Prokurori i Elbasanit, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Forcat Operacionale të Drejtorisë se Përgjithshme të Burgjeve, Forcat RENEA.

Dyshohet gjithashtu se Sokol Mjacaj është paguar nga persona të tjerë për të ekzekutuar një person.

Ndërsa konflikti dyshohet të ketë ndodhur në kuzhinën e burgut të Peqinit.

 

Lini një Përgjigje