TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Dhjetor 2023, 15:24

Konflikti në burgun e Peqinit, drejtues të lartë të policisë së Elbasanit dhe RENEA në vendngjarje

Shkruar nga Pamfleti

Konflikti në burgun e Peqinit, drejtues të lartë të

Drejtues të lartë të policisë së Elbasanit dhe RENEA, kanë mbërritur në burgun e Peqinit pas ngjarjes së rëndë ku mbetën të plagosur dy të dënuar me burgim të përjetshëm.

Mësohet se ka pasur një konkflikt mes 3 prej tyre, konkretisht  Sokol Mjacaj, Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi.

Mësohet se Sokol Mjacaj ka plagosur Indrit Shaqjan dhe Arben Lleshin. Nuk dihet ende se si Mjacaj e ka futur armën në qeli, pasi edhe gardianët brenda nuk mbajnë armë.

Policia dhe RENEA ndodhen në vendngjarje për të zbuluar detaje nga sulmi mes të burgosurve.

Ende nuk janë zbardhur rrethanat e kësaj plagosjeje me armë zjarri.

Lini një Përgjigje