TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Dhjetor 2023, 20:18

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshohen shefat e disa komisariateve dhe policisë kufitare

Shkruar nga Pamfleti

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshohen shefat e disa

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur disa ndryshime brenda radhëve të uniformave blu.

Mësohet se Altin Lila, nga shef i Komisariatit nr.3 në Tiranë, do të jetë në krye të Komisariatit nr.1 duke zëvendësuar në këtë post Petrit Halën.

Ndërsa ky i fundit që ishte shef i komisariatit nr.1 në Tiranë është transferuar si shef i komisariatit në Librazhd.

Bëhet me dije se ndryshime ka pasur edhe në rrethe si dhe në policinë e pikave kufitare.

Lini një Përgjigje