TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Dhjetor 2023, 22:11

4 vrasje në CV/ E shkuara e errët e Sokol Mjacajt, sagën e ekzekutimeve e nisi që në adoleshencë

Shkruar nga Pamfleti
4 vrasje në CV/ E shkuara e errët e Sokol Mjacajt, sagën e
Sokol Mjacaj

Zbardhen të tjera detaje nga e shkuara kriminale e Sokol Mjacaj, i cili kreu një ekzekutim brenda burgut.

Mjacaj numëron katër vrasje bashkë me viktimën e kësaj të premteje. Sokol Mjacaj është dënuar me 4 vjet burg për vrasjen e një të mituri në vitin 2010. Kur kreu krimin, edhe vetë Mjacaj kishte moshë të mitur.

Një muaj pas lirimit nga burgu për këtë ngjarje, ai ekzekutoi me armë zjarri dy turistë çekë – çift bashkëshortësh – në Prekal të Dukagjinit.

Vrasja e dytë ndodhi tetë vite më parë, kur Mjacaj ishte 20 vjeç. Ai pohoi në dëshminë e tij asokohe se kishte si qëllim grabitjen e makinës së turistëve çekë, por i qëlloi se kishte frikë mos i merrnin armën.

Më datë 3 korrik 2015, Sokol Mjaçaj me banim në fshatin Lotaj, ka vendosur të dalë në rrugë për të grabitur ndonjë makinë me turistë në zonën e Dukagjinit. Me vete ka marrë automatikun dhe dy karikatorë që i mbante në shtëpi, i ka futur në një çantë sportive.

Aty ka kaluar mjeti tip Nissan Patrol, ngjyrë gri, me targë Çeke CZ 4P89798, me udhëtarë viktimat Michal Svatos dhe Anna Kosinova. Mjacaj i ka përshëndetur shtetasit në fjalë, e më pas iu ka kërkuar (duke komunikuar me shenja) që ta merrnin në makinë por, drejtuesi i mjetit i ka bërë shenjë se nuk kishte vend dhe nuk e ka marrë, duke tentuar të vazhdojë lëvizjen me makinë. Po ai ka mundur të hyjë më forcë.

Kjo e ka nervozuar viktimën Michal Svatos, i cili e ka zbritur nga mjeti të pandehurin. Në këtë moment, i pandehuri Sokol Mjaçaj ka nxjerrë automatikun nga çanta dhe ka qëlluar në ajër disa herë, duke e detyruar viktimën ta ndalojë mjetin. Pasi ka hyrë në mjet, i pandehuri është ulur pas pasagjerit dhe shoferit, duke mbajtur automatikun e mbushur, me fishekë në fole, në drejtim të dy viktimave. Po ashtu, në momentin që ka hipur në mjet, iu ka marrë këtyre shtetasve aparatet celularë, në mënyrë që ata mos kishin mundësi të lajmëronin rreth këtij fakti, duke planifikuar që t’i grabiste sapo të afrohej në zonën e quajtur “Ura e Shtrenjtë”, pasi nga kjo zonë mund të largohej më lehtësisht në drejtime të ndryshme. Rreth mbrëmjes, në momentin që mjeti është afruar afër zonës së quajtur “Ura e Shtrenjtë”, Michal Svatos ka bërë disa manovrime me mjet.

Për këtë arsye, Mjacaj, duke menduar se viktima Michal Svatos, me këto veprime ka dashur t’i marrë automatikun, e ka qëlluar këtë shtetas dy herë me armë zjarri e më pas ka qëlluar një herë pasagjeren Anna Kosinova, duke iu shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Lini një Përgjigje