
Në pranga kanë rënë Kejvi Brahimllari dhe Elisjano Abazaj të cilët kanë marrë peng për 3 orë të riun dhe e kanë dhunuar.
Ditën e sotme janë zbardhur emrat e 2 prej personave të arrestuar për pengmarrjen e 21 vjeçarit Hristo Tahiraj në fshatin “Ferras” të Fierit.
Mësohet se në pranga kanë rënë Kejvi Brahimllari dhe Elisjano Abazaj të cilët kanë marrë peng për 3 orë të riun dhe e kanë dhunuar.
Në kërkim është shpallur A.Z. Ndërsa është arrestuar edhe efektivi i forcave “Shqiponja”, Gestian Ymeraj pasi nuk ka kallëzuar në polici rastin ku autorët rezultojnë të jenë familjarë të tij.
Policia njofton se është sekuestruar automjeti me të cilën autorët morën me forcë 21-vjeçarin si edhe automjeti me të cilin udhëtonte 21-vjeçari, të cilin autorët e kishin marrë dhe fshehur në fshatin Ferras.
Lini një Përgjigje