TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Dhjetor 2023, 09:49

Kërcënoi me jetë shqiptaro-amerikanin për 5 mijë euro, 25 vjeçari në Durrës kapet ‘mat’ teksa po merrte paratë e 'gjobës'

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënoi me jetë shqiptaro-amerikanin për 5 mijë euro,
Benardo Doçi

Benardo Doçi, u arrestua në flagrancë ditën e djeshme në ambientet e një lokali në zonën e plazhit në lagjen 13, nga Sektori i Krimeve të Rënda në Durrës.

Kapja e tij është bërë në momentin që Bekim Xhaferi, kur shqiptari i lindur në SHBA po i jepte shumën e parave.

Pas denoncimit në polici, u organizua puna për caktimin e takimit në mënyrë që arrestimi të kryhej në kushtet e flagrancës, teksa i merrte paratë Xhaferit në formën e gjobës.

Mësohet se kur Doçi ka parë agjentët e krimeve që iu afruan nuk bëri rezistencë. Në mënyrë të padrejtë dhe në kohë të ndryshme ai e kishte kërcënuar Xheferin për t’i dhënë 5 mijë dollarë.

25 vjeçari është nën akuzë për veprën penale të shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë. Doçi rezulton më herët i hetuar për vepra penale të tjera.

benardo doçi

Lini një Përgjigje