TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Dhjetor 2023, 10:51

Aksident i rëndë në Greqi, ndërrojnë jetë dy persona; mes tyre 1 shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Greqi, ndërrojnë jetë dy

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pas mesnate në rrugën nacionale Drama-Eksoxi në Greqi.

Mediat greke raportojnë se në aksident është përfshirë një automjet që drejtohej nga një 41-vjeçar grek me një mjet që drejtohej nga një 61-vjeçar shqiptar.

Përplasja ka qenë fatale, ndërkohë që dy shoferët kanë ndërruar jetë.

Gjithashtu, një 53-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur.

Ende nuk janë zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

aksident greqi

Lini një Përgjigje