TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Dhjetor 2023, 11:33

U plagos nga të shtënat me armë në burgun e Peqinit, si paraqitet gjendja e Indrit Shaqjas

Shkruar nga Pamfleti
U plagos nga të shtënat me armë në burgun e Peqinit, si
Indrit Shaqja

Indrit Shaqja, i dënuari me burgim të përjetshëm që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë ditën e djeshme në burgun e Peqinit ku u vra Arben Lleshi, sot është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në spitalin e burgut në QSUT.

Ai do të qëndrojë në spital derisa të rikuperohet nga plagët e marra.

Ndërsa jashtë ambienteve të spitalit të burgut në QSUT nuk ka forca shtesë policie pavarësisht se Shaqja konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë.

Që prej pasdites së djeshme, asnjë familjar i tij nuk është paraqitur për t’u interesuar për gjendjen e të plagosurit.

 

indrit shaqja vrasja ne burgun e peqinit

Lini një Përgjigje