TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Dhjetor 2023, 09:41

Do trafikonte 29-vjeçaren për prostitucion në Belgjikë dhe Gjermani, arrestohet në Rinas i riu nga Fieri

Shkruar nga Pamfleti

Do trafikonte 29-vjeçaren për prostitucion në Belgjikë dhe

Françesko Sulejmani është arrestuar nga policia kufitare në Rinas, pasi i kishte siguruar dokumente të falsifikuara një 29-vjeçarje me qëllim për ta trafikuar në Belgjikë dhe më pas Gjermani, për ta shfrytëzuar për prostitucion.

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia Fierit në kuadër të një operacioni të koduar “Tranzit 16”.

Policia sqaroi se shtetasi Françesko Sulejmani do të trafikonte drejt Belgjikës dhe më pas drejt Gjermanisë një 29-vjeçare me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Sulejmani rezulton person me rekorde të mëparshme, për të njëjtën veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjete identifikimi të shtetësive të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranzit 16”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Rinas.

Vihet në pranga një shtetas që i siguroi një 29-vjeçareje, dokumente identifikimi të falsifikuara.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas do ta trafikonte 29-vjeçaren, në Belgjikë dhe më pas në Gjermani, për ta shfrytëzuar për prostitucion. I arrestuari, person me rekorde të mëparshme, për të njëjtën veprimtari kriminale.

Procedohet penalisht 29-vjeçarja. Sekuestrohen mjete identifikimi të shtetësive të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe ato të Komisariatit të Policisë Rinas, në zbatim të planit të masave të përbashkët për goditjen e krimeve kufitare, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se në pkk Rinas, do të kalonte një shtetase, e cila dispononte dokumente të falsifikuara, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tranzit 16”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit F. S., 29 vjeç, banues në Fier. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja E. H., 29 vjeçe, banuese në Fier.

Shtetasi F. S. i ka siguruar dokumente të dyshuara të falsifikuara shtetases E. H., të cilat kjo e fundit, do t’i përdorte në vendet e BE-së. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. S., i kishte siguruar dokumentet e falsifikuara kësaj shtetasje, me qëllim për ta trafikuar në Belgjikë dhe më pas Gjermani, për ta shfrytëzuar për prostitucion.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjete identifikimi të shtetësive të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme", njoftoi policia.

arrestohet i riu shfrytëzim prostitucioni

Lini një Përgjigje