TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Dhjetor 2023, 09:11

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 48-vjeçari turk në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 48-vjeçari turk

Një 48-vjeçar turk është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Istanbul”.

Hasan Ozcan ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll, Anadulu, Turqi, e ka dënuar me 3 vjet e 28 ditë burgim, për veprat penale “Pjesmarrje në vrasje”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.

Interpol Tirana po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Turqisë.

Operacioni u finalizua  nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda.

“Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, operacioni policor i koduar "Istanbul".

I kërkuar për tentativë vrasje, kapet në Tiranë, dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Turqisë, një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Istanbul".

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në Unazë të Re, kapur dhe ndaluar shtetasin turk Hasan Ozcan, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll, Anadulu, Turqi, e ka dënuar me 3 vjet e 28 ditë burgim, për veprat penale "Pjesmarrje në vrasje", dhe "Vrasja e mbetur në tentativë", parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.    

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Turqisë”, njofton policia.

turqi kërkim ndërkombëtar

Lini një Përgjigje