TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Tetor 2025, 10:20

I dënuar në Itali me mbi 16 vite burg, kapet në Muriqan ‘i forti’ i Fierit

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar në Itali me mbi 16 vite burg, kapet në Muriqan ‘i

Policia ka ndaluar në pikën e kalimit të Muriqanit një 56-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane të drejtësisë.

Bëhet fjalë për shtetasin Spartak Joanu, banues në Fier, për të cilin Gjykata e Apelit të Ankonës ka shpallur vendimin për dënimin me 16 vite e 4 muaj burg.

Ai është gjykuar për veprat penale “Grup kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Grup kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, në zbatim të legjislacionit penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit në Itali.

Lini një Përgjigje