TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Tetor 2025, 17:42

Aksion në Tiranë, policia ndalon ‘Audin’ në mes të bulevardit, arrestohen 3 persona

Shkruar nga Pamfleti

Aksion në Tiranë, policia ndalon ‘Audin’ në mes

Policia ka ndërmarrë një aksion në Tiranë, ku ka ndaluar një automjet tip "Audi" me targa angleze në mes të bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’.

Mësohet se pas ndalimit të këtij automjeti, janë arrestuar tre personat që ishin brenda tij.

Po ashtu bëhet e ditur se forcat e policisë që kanë marrë pjesë në operacion kanë qenë civilë.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet për të cilat janë arrestuar këta persona, teksa në orët në vijim priten më shumë detaje rreth operacionit.

Lini një Përgjigje