TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Tetor 2025, 09:15

I shpallur në kërkim nga SPAK për trafik droge, ekstradohet nga Spanja anëtari i grupit të "Visi i Pojës"

Shkruar nga Pamfleti

I shpallur në kërkim nga SPAK për trafik droge, ekstradohet nga

I riu ishte shpallur në kërkim nga SPAK pasi akuzohet si anëtar i një grupi kriminal që trafikonte drogë në Norvegji dhe Belgjikë.

Ekstradohet nga Spanja 34-vjeçari Juxhin Drazhi, i akuzuar nga GjKKO si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe Belgjikë.

GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”. 

I shpallur në kërkim nga SPAK për trafik droge, ekstradohet nga

“Ekstradohet nga Spanja, 1 shtetas që akuzohet nga GjKKO, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe Belgjikë. 

Në vijim të bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Madrid, u finalizua në kuadër të operacionit “The Wanted”, procedura për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:  

J. D., 34 vjeç. 

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 30.04.2025, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”. 

Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se shtetasi J. D. ka qenë pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe në Belgjikë”, njoftoi Policia.

Kush është Juxhin Drazhi?

Juxhin Drazhi, është një nga anëtarët e grupit kriminal që drejtohej nga Elvis Doçi, i cili njihet në vend si "Visi i Pojës". Drazhi është proceduar nga SPAK, për akuzën e "Trafikit të kokainës" kryer në bashkëpunim dhe "Grupit të strukturuar kriminal".

34-vjeçari Juxhin Drazhi është personi i fundit që ka takuar Miklovan Dakajn, i cili rezultonte i zhdukur që prej muajit maj dhe u gjet i vdekur një ditë më parë në Marbella të Spanjës. Autoritetet spanjolle nuk kanë ende asnjë provë që e lidh Drazhin me zhdukjen e Dakajt. Drazhi u arrestua më datë 8 gusht në Spanjë për llogari të SPAK, në kuadër të operacionit ura që çoi në goditjen e grupit të Visit të Pojës.

Drazhi rezulton si një prej anëtarëve të grupit të Elvis Doçit, i njohur si Visi i Pojës, i cili është ende në kërkim. Në prill, GJKKO i caktoi Juxhin Drazhit masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për tre veprat penale.

Ai u arrestua më 8 gusht në një shtëpi luksoze në Almuñécar (Granada) nga oficerët e Gardës Civile të Malagas. Policia ra në gjurmët e tij pasi konstatoi se në një shtëpi të izoluar në zonën në fjalë po ndërmerreni masa të shumta sigurie, gjë që solli dyshime.

Sipas raportimeve, ai kishte edhe një eskortë. Pasi vuri re praninë e policisë, 34-vjeçari ka tentuar që t’ia mbathë përtej shpatit të malit, por u kap nga oficerët që rrethonin shtëpinë.

Më herët SPAK i sekuestroi 34-vjeçarit Juxhion Drazhit firmën 'Majestic Construction' dhe 9 prona në kuadër të këtij operacioni. “Ura” kishte në fokus tre grupe të krimit të organizuar, me aktivitet të gjerë në trafikimin ndërkombëtar të drogës, kokainë e heroinë, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.  

Hetimet nisën në 2016-ën dhe u intensifikuan në 2020-ën, ku zbuluan se rrjetet kriminale trafikonin drogë në Itali dhe vende të tjera të Evropës. Nga përgjimet dhe monitorimet, përfshirë bisedat e koduara SkyECC, u dokumentuan transaksione CASH deri në 5 milionë.

Lini një Përgjigje