TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Maj 2025, 12:00

I bie bolieri në kokë, humb jetën 52 vjeçari; policia jep detajet

Shkruar nga Pamfleti

I bie bolieri në kokë, humb jetën 52 vjeçari; policia jep

Një 52-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve që i ka shkaktuar rënia e një bolieri në kokë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ndërsa viktima po punonte në një banesë, ku po çmontonte pajisjen.

Policia në një njoftim zyrtar tha se ka nisur hetimet lidhur me incidentin.

“Më datë 24.05.2025, në rrugën "Myslym Shyri" duke punuar në banesën e shtetasit F. H.,për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujit, gjatë punës bolieri është shkëputur duke i shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit B. H., 52 vjeç, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Nga specialistët e Komisariatit Nr. 2 janë kryer veprimet e para hetimore dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësimin e mëtejshëm të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

Lini një Përgjigje