
Në Gjykatën e Durrësit ka nisur seanca për caktimin e masave të sigurisë ndaj Xhevdet Plaku dhe 6 personave të tjerë, të cilët u arrestuan dy ditë më parë teksa po drekonin në një restorant në Gjirin e Lalzit.
Në operacionin e forcave RENEA u ndaluan Xhevdet Plakun, i cili ishte arratisur nga burgu në Itali, Voltan dhe Jugert Xhanin, Fatjon Qesjan, Oltion Hasanin, Alfred Hasanaj dhe Flobenc Meçja (Gega).
Seanca në gjykatën e Durrësit është paraprirë nga masa të shumta sigurie, ku forcat e FNSH-së kanë krijuar një perimetër sigurie në pjesën e jashtme të institucionit.
Xhevdet Plaku që njihet me nofkën “Kiss” nga Durrësi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është arratisur nga burgu i Ankonës në janar të këtij viti. 45-vjeçari ishte dënuar në shtetin fqinj për trafik droge. Ndërsa Flobens Meçja, alias Gega alias Drini nga Shkodra ishte shpallur në kërkim nga SPAK-u prej një viti, si pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”. 43 -vjecari akuzohet për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”.
Voltan Xhani është i dyshuari kryesor për organizimin e vrasjes së Elis Rroshkodolit në lagjen “Ahmet Haxhiu” në Shkodër mesditën e 30 gushtit 2024. Policia thotë se 39 vjecari, resident në Holandë, ka siguruar armët dhe makinat që u përdorën në vrasje, ndërsa i vëllai, Jugerti e ka përkrahur në krim. Dy vëllezërit, sipas të dhënave në QKR, janë pronarë të disa bizneseve.
Lini një Përgjigje