
Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të së dielës në qytetin e Beratit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çlirim’, ku në derën e një lokali ishte vendosur një sasi lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit raportohet për dëme materiale.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Mësohet se lokali ku ishte vendosur lënda plasëse i përket shtetasit S.F.
“Rreth orës 04:00, në lagjen "Çlirim", në derën e lokalit të shtetasit S. F., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje