
Një automjet u përfshi nga flakët teksa ishte në ecje në aksin Fier-Lushnje, pranë vendit të njohur si ‘Vajkan’.
Në automjetin tip ‘Land Rover’ ndodhej drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer që fatmirësisht kanë shpëtuar pa dëmtime.
Makina është shkrumbuar plotësisht nga flakët.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekipe zjarrfikëse dhe forca të policisë, ndërsa hetimet pritet të zbardhin shkaqet e rënies së zjarrit.
Paraprakisht, shkak dyshohet të jetë bërë një defekt në motor.
Lini një Përgjigje