TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Maj 2025, 19:32

Ekzekutimi i shqiptarit në Greqi, zbardhet mbrojtja e avokatit të autorit: Arma ishte e viktimës, vrasja ishte aksidentale

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i shqiptarit në Greqi, zbardhet mbrojtja e avokatit të

Ngjarja tragjike në një vresht në Rafina të Greqisë, ku 41-vjeçari Altin Arapaj u vra me armë zjarri, ka sjellë arrestimin e tre persona. Figura qendrore në këtë ngjarje është 46-vjeçari Mikel Selimaj, ndërsa dy të arrestuarit e tjerë akuzohen për bashkëpunim dhe ndihmë në rrethanat e vrasjes.

Sipas avokatit të Selimajt, Nikos Roussopoulos, vrasja nuk ishte e qëllimshme, por një aksident që ndodhi nën efektin e lartë të drogës. “Ata njiheshin prej vitesh, ishin miq. Kishin konsumuar një sasi të madhe kokaine dhe për këtë arsye kemi kërkuar analiza gjaku dhe urine për të vërtetuar konsumin”, deklaroi Roussopoulos për “Developments Now”.

Avokati pretendon se arma i përkiste vetë viktimës, dhe Selimaj ka ndërhyrë për ta çarmatosur atë. “Ndërsa po shkonte ta çarmatoste, arma shkrepi dhe plumbi e kapi në faqe. Nëse dikush ka qëllim të vrasë, nuk qëllon në faqe, por në kokë apo gjoks”, theksoi mbrojtësi i 46-vjeçarit.

Në dëshminë e tij, Selimaj mohon çdo konflikt pronësie me viktimën, duke pohuar se një mosmarrëveshje për një pronë ekzistonte mes Arapajt dhe një shtetasi kanadez, dhe nuk kishte lidhje me të.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa autoritetet greke pritet të zbulojnë më shumë rreth motiveve dhe dinamikës së kësaj vrasjeje që tronditi komunitetin shqiptar në Greqi.

Lini një Përgjigje