TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Maj 2025, 10:34

Vodhi çantën e një qytetari për të blerë “mallin”, kapet me para, drogë dhe municion 32-vjeçari nga Dibra

Shkruar nga Pamfleti

Vodhi çantën e një qytetari për të blerë

Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Dibrës pasi vodhi çantën e një shtetasi, brenda të cilës kishte shuma parash në lekë dhe në euro.

Sipas uniformave blu, si arrestuari me incialet S.B, rezulton i dënuar më parë për vjedhje.

Ndërkohë pas kontrollit të ushtruar nga policia në banesën e tij, u gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza gati për shitje, 270 fara kanabisi, 6 kubikë në të cilat kishte kultivuar fara kanabis dhe municion luftarak. 

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të DVP Dibër, pas marrjes së njoftimit se shtetasit M.B., i kishin vjedhur çantën brenda së cilës kishte një shumë parash (në euro dhe në lekë) organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi”, bazuar në inteligjencën policore dhe veprimet e shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasi S.B., 32 vjeç, banues në fshatin Laças, Dibër, i dënuar më parë për vjedhje.

Gjatë kontrollit të banesës së 32-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza gati për shitje, 270 fara kanabisi, 6 kubikë në të cilat kishte kultivuar fara kanabis dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Lini një Përgjigje