TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Maj 2025, 10:08

Atentati ndaj boksierit në Shkodër, arrestohet Arlind Kajoshi; si nisi konflikti

Shkruar nga Pamfleti
Atentati ndaj boksierit në Shkodër, arrestohet Arlind Kajoshi; si nisi
Foto Ilustrim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen në Shkodër për konfliktin mes familjeve Bruçi dhe Kajoshi.

Policia e Shkodrës ka arrestuar në orët e vona të së shtunës Arlind Kajoshin, i shpallur në kërkim për rrahjen e Vladimir Bruçit së bashku me Samuel Troshani dhe Izmir Sakicën.

Ngjarje kjo e ndodhur më 3 qershor të vitit 2024, ku 62-vjeçari u dhunua për një parkim nga të rinjtë. Gjashtë shtetas janë përfshirë në konflikti ku u godit me sende të forta shtetasi Vladimir Bruçi 62 vjeç, i cili pas mjekimit ka lënë spitalin duke qenë jashtë rrezikut për jetën.

Vladimir Bruçi është babai i Alban Bruçit, një tjetër emër i njohur për policinë. Ky i fundit më 7 shtator tentoi të eliminonte fizikisht vëllanë e Arlindit, kampionin e boksit Arjon Kajoshin.

Kajoshi është arrestuar në Shtoj, fshat në dalje të Shkodrës në një banesë të braktisur.

Policia arrestoi  më parë shtetasin Edmond Sakicaj ndërsa ishin shpallur në kërkim djali i tij Izmir Sakicaj, Arlind Kajoshi, Samuel Trashani të cilët akuzohen për veprën penale “vrasje kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. 

Ndërkohë në janar të këtij viti Sakica dhe Troshani u vetëdorëzuan në policinë e Shkodrës. 

 

Lini një Përgjigje