TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Prill 2024, 10:37

Hiqej si efektiv dhe u merrte para ‘eskortave’, zbardhet emri i 27-vjeçarit; i pëfshirë edhe në rrjetin e prostitucionit

Shkruar nga Pamfleti

Hiqej si efektiv dhe u merrte para ‘eskortave’, zbardhet emri i

27-vjeçari i arrestuar nga AMP, i cili dyshohet se pasi prezantohej si polic dhe u merrte para eskortave të luksit, me të cilat kryente marrëdhënie seksuale nën kërcënimin se do ti arrestonte për prostitucion, është Ajet Salla.

Burime pranë AMP-së bëjnë me dije se gjatë arrestimit, Sallës i është gjetur një stemë policie, të cilën e përdorte për t'u bërë më i besueshëm sikur të ishte punonjës policie.

Ndërkohë, mësohet se Salla, jo vetëm merrte para nga vajza me të cilat linte takime, por ishte dhe vetë i përfshirë në rrjetin e prostitucionit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se 27-vjeçari kishte të paktën 10 adresa në Instagram me emra vajzash, përmes së cilave i shkruanin edhe meshkujt të tjerë, ku Salla hiqej si grua dhe jepte shërbime seksi kundrejt pagesës.

Pasi linte takimin dhe pazarin në hotel, më pas dërgonte një nga vajzat që punonin për këtë të fundit për t'u takuar me klientët, çfarë nënkupton se ai shërbente edhe si tutor.

Lini një Përgjigje