TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Prill 2024, 10:14

Hodhën molotov para Bashkisë, gjykata liron dy protestuesit

Shkruar nga Pamfleti

Hodhën molotov para Bashkisë, gjykata liron dy protestuesit

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje” për dy protestuesit e arrestuar të premten në tubimin para Bashkisë Tiranë.

Policia i kapi këta dy persona teksa po shkonin në protestën para bashkisë të premtes.

Ata u ndaluan pasi në dy protesta të mëparshme të zhvilluar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe Rithemelimi para bashkisë së Tiranës kanë hedhur lëndë plasëse në drejtim të godinës së bashkisë si dhe kanë kundërshtuar forcat e rendit.

Sipas vendimit të Gjykatës, Ahmet Maja dhe Lulzim Nela kanë detyrim paraqitje një herë në muaj ndërkohë që u ndalohet edhe pjesëmarrja në protesta e tubime.

bashkia tirane proteste

Lini një Përgjigje