
Leandro Norero është një emër i përmendur në vendin tonë, pasi dyshohet se është personi që porositi vrasjen e Ergys Dashit...
Zbardhen detaje nga ekzekutimi i ish-missit nga Ekuadori, Landy Párraga Goyburo.
Ajo u qëllua nga dy persona teksa ishte duke biseduar me një burrë brenda një restoranti në Quevedo të dielën. Në një moment ajo i dallon agresorët dhe tenton të përkulet, por një nga personat e armatosur vrapon drejt saj dhe qëllon me armë, duke goditur edhe burrin me të cilin ajo po fliste.
Por sipas “New York Post”, Párraga, e cila ka më shumë se një milion ndjekës në llogaritë e saj të mediave sociale, si dhe linjën e saj të veshjeve sportive, u bë kryefjalë dhjetorin e kaluar kur emri i saj u përmend në një bisedë midis trafikantit të vrarë të drogës Leandro Norero dhe llogaritares së tij, Helive Angulo.

Gjatë gjyqit të Angulo-s, prokurorët zbuluan se Norero i ishte lutur Angulos në një mesazh për ta ndihmuar në mbajtjen fshehtë të lidhjes së tij me mbretëreshën e bukurisë. Pra ajo ka qenë e lidhur me bosin e kokainës dhe atentati dyshohet pikërisht për këtë gjë.
“Miku im, emri i saj nuk mund të dalë askund. Përndryshe, bota ime do të shembet", shkruante ai në mesazhe. Norero njihej si një ndër trafikantët më të mëdhenj në vend dhe mbante pseudonimin “El Patron”.
Por Leandro Norero është një emër i përmendur në vendin tonë, pasi dyshohet se është personi që porositi vrasjen e Ergys Dashit. Ai është ekzekutuar në burg në vitin 2022, ku ju pre koka pas një trazire mes të dënuarve brenda qelive.
Leandro Antonio Norero Tigua, alias El Patron, ishte arrestuar për një rast të pastrimit të parave. 'El Patron' u kap për drejtimin e një organizate të lidhur me pastrimin e parave, financuara grupe të organizuara kriminale. Në operacion u sekuestruan shufra ari, mbi 6 milionë dollarë, armë dhe bizhuteri.

Fillimet e Noreros në aktivitetin kriminal datojnë në vitin 2005. Në rininë e tij ai ishte pjesë e Los Ñetas dhe renditej si një nga "trafikantët e padukshëm të drogës" që vepronte në vend. Gjatë viteve në vijim, Norero thuhet se mori mbështetjen e politikanëve të korruptuar, gjë që e lejoi atë të organizonte rrjetet e trafikut të drogës nga portet e Guayaquil dhe Machala.
Ekzekutimi i Ergys Dashit
Guayaquili është një nga qytetet, ku shqiptarët, trafikantë të kokainës, që kanë marrë përsipër të futen “dorë e parë” në transportin e drogës drejt porteve të Europës, të kthehet në shesh betejë mes kapove ndërkombëtar të kokainës. Një nga vrasjet më të bujshme që trazoi jo pak ujërat në qytetinportë e kokainës, ishte edhe ekzekutimi i Ergys Dashit, një të riu nga Durrësi, i cili u vra në një mënyrë tejet mafioze.
Sipas të dhënave që pasuan ekzekutimin e shqiptarit me 23 janar, u tha se dyshimet binin edhe mbi atë që konsiderohej padroni dhe që dy ditë më parë u sulmua në burg, duke u vrarë në mënyrë brutale. Në fakt, hetimi vendas u shtang për mënyrën se si vrasësit iu afruan shqiptarit, që rezultonte të ishte një person i rëndësishëm në trafikun e kokainës. Duke qenë se në shumicën e vrasjeve të ndodhura dy viteve të fundit në zonën portuale ishin masakra, ekzekutimi i shqiptarit bëri që ngjarja të hetohej për të zbuluar se kush fshihej pas atij mekanizmi perfekt kamuflimi. Atentatorët e shqiptarit shkuan në restorantin ku darkonte shënjestra e tyre por hasën në rezistencën e rojeve të sigurisë së lokalit.
Ata ishin dy persona, treguan rojet, më vonë për prokurorinë. Njëri mbante një buqetë të madhe me lule dhe pas këmbënguljes së rojeve se ata nuk mund të hynin se nuk kishin dokument se ishin të vaksinuar, mbajtësi i luleve atëherë iu lutet! “Dikush aty brenda ka ditëlindjen! Ju lutem vetëm të dërgoi këtë buqetë dhe do të dal menjëherë”! Dhe në fakt ashtu ndodhi. Autori i shkoi në tavolinë shqiptarit e qëlloi me breshëri dhe më pas hyri mes turmës së njerëzve që darkonin dhe doli i pavënë re nga rojet. Këta të fundit në dëshminë e tyre thanë se nga gjuha që flisnin linin të kuptoheshin se nuk ishin ekuadorian, po ndoshta kolumbian. Dashi, më vonë u mësua se ishte një eksponent i rëndësishëm i trafikut në port, aty ku nisen tonelata kokaine në drejtim të Holandës, Belgjikës dhe Spanjës. Më pas mediat vendase raportuan se vrasja u porosit nga Leandro Norero. /Pamfleti
Lini një Përgjigje