TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Prill 2024, 11:46

Tritoli në banesën e gjyqtarit Sterkaj, në “sitë” dosjet që ka hetuar; pistat e hetimit

Shkruar nga Pamfleti

Tritoli në banesën e gjyqtarit Sterkaj, në

Mëngjesi i ditës së diel nuk ishte i zakontë për gjyqtarin e Shkodrës, Tonin Sterkaj. Një person i maskuar me kapuç të zi dhe doreza u afrua në portën e banesës së tij duke i vënë një sasi tritoli.

Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ka nisur të kontrollojë dosjet e fundit, të cilat ka patur në dorë gjyqtari Sterkaj.

Paraprakisht, bazuar dhe në dëshminë e tij, gjyqtari ka deklaruar se nuk ka konflikte personale me persona të tjerë. Sakaq, ky akt sipas grupit hetimor dyshohet se ka qenë mesazh për veprimtarinë e tij si gjyqtar.

Shtëpia e gjyqtarit në Shkodër është marrë në ruajtje nga efektivë të Gardës së Republikës.

Si ndodhi ngjarja? 

Një sasi e vogël tritoli u vendos paraditen e 28 prillit në portën e banesës së gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër, Tonin Sterkaj. Në momentin e shpërthimit në banesë ka qenë gjyqtari dhe bashkëshortja e tij. Dëshmia e gjyqtarit Sterkaj nuk ka ndihmuar hetuesit. Ai ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjë çështje madhore në shqyrtim dhe se së fundmi nuk ka marrë kërcënime.

Kush është Tonin Sterkaj? 

Tonin Sterkaj ushtron prej shumë vitesh detyrën e gjyqtarit në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër ndërsa për një periudhë dy vjeçare ka punuar edhe si gjyqtar në gjykatën e Apelit të Shkodrës. Pas mbylljes së Apelit, Sterkaj u kthye si gjyqtar në Gjykatën e Shkalles se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Lini një Përgjigje