TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Prill 2024, 19:13

Ngacmoi seksualisht klienten në lokalin ku punonte, arrestohet kamarieri në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Ngacmoi seksualisht klienten në lokalin ku punonte, arrestohet kamarieri

Një 31-vjeçar, Gjergj Dedushi i cili punonte kamarier në një lokal në Shkodër, është arrestuar pasi ka ngacmuar seksualisht klienten e tij 27-vjeçare. 

Mesnatën e mbrëmshme, 27-vjeçarja kallëzoi se në një lokal në lagjen “Perlat Rexhepi”, ishte ngacmuar seksualisht, nga kamerieri.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas kallzimit të 27 vjeçares, kapën dhe vunë në pranga, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, autorin e dyshuar të rastit, shtetasin Gj. D., 31 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të metejshme,” njofton policia.

shkoder arrestim

Lini një Përgjigje