Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar ashpër pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Korçë, ku gjatë një operacioni policor mbeti i vrarë efektivi i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, ndërsa një tjetër punonjës policie u plagos.
Në deklaratën e tij për gazetarët, Berisha dënoi vrasjen e efektivit teksa tha se autori financohej me fonde shtetërore për të ndërtuar stalla për bagëti.
“Krim i sponsorizuar. Ishte një njeri idealist. Vëllai i tij kishte ndërruar jetë. Familja e tij është një familje me kontribute të mëdha. Por aq sa është e dhimbshme, vrasja mizore nga një dorë kriminale e policit në detyre, aq kriminale dhe e shëmtuar është qëndrimi i shtetit, i narkoshtetit ndaj vrasësit që kishte 9 vite në kërkim, dhe financohej në fonde shtetërore, për të ndërtuar stallë, konaqe për të bagëti sikur të ishte një fermer i përkushtuar.”, tha ai.
Reagimi i Berishës vjen një ditë pas operacionit të zhvilluar në zonën e Lozhanit, në Maliq, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit humbi jetën efektivi Enea Mekolli, ndërsa mbeti i plagosur kolegu i tij, Edison Adri. Në përfundim të operacionit, autori i dyshuar, Violand Braçellari, u arrestua i plagosur.
Lini një Përgjigje