
Ai është qëlluar teksa ishte duke pirë kafe në një lokal
Zbulohet identiteti i shqiptarit që u qëllua mbrëmë në Belgjikë. Mësohet se ai është Agustin Kaza, 44 vjeç, i cili po lufton me jetën në spital
Sipas informacioneve, ai është qëlluar teksa ishte duke pirë kafe në një lokal, po në emër të një shqiptari. Sipas mediave vendase ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të pazareve të drogës. Siç shihet në pamjen, një person afrohet me duar në xhepa, nxjerr armën dhe e qëllon.
Sipas mediave belge mafia shqiptare është në top 3 organizatat kriminale që kontrollojnë veprimtaritë e paligjshme në Bruksel, si dhe thuhet se ekziston një konkurrencë e fortë mes marokenëve dhe bandave shqiptare. “Sot, mafia shqiptare është në top 3, së bashku me organizatat belgo-holandeze dhe ato marokene”, tha komisioneri i divizionit François Farcy për La Dernier Heure pak kohë më parë.
“Klanet kriminale janë në një fushë loje të barabartë. Ata janë kudo në Belgjikë dhe në botë, dhe në veçanti në Bruksel dhe Ëallonia, por ka shumë dhe në Liezh. Ka shumë krerë bandash të fshehur në Dubai nga ku i tërheqin fijet e krimit në Belgjikë”, shtoi ai.
Deklaratat u bënë pas një aksioni antidrogë në Liezh, ku u çmontua një grup i shpërndarjes së kokainës dhe kanabisit, që drejtohej nga banditët shqiptarë.
Në total u arrestuan 18 persona, 11 prej të cilëve u vunë në urdhër arresti për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Lini një Përgjigje