TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Prill 2024, 07:59

Dy 'skifterët' shqiptarë futen në banesë për të vjedhur, pronari italian plagos njërin prej tyre

Shkruar nga Pamfleti
Dy 'skifterët' shqiptarë futen në banesë për
Pronari i banesës

Një i ri shqiptar ka mbetur i plagosur në Bergamo në Itali, pasi është qëlluar me armë zjarri nga pronari i një shtëpie në të cilën 26-vjeçari shqiptar ishte futur për të grabitur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (27 prill) në Longuelo, në një lagje periferike të qytetit. Ish financiari 85-vjeçar, i cili mbante armë nën jastëk, ka qëlluar të riun shqiptar me një plumb në qafë. I riu shqiptar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai u arrestua me akuzën e grabitjes së rëndë pasi u trajtua dhe doli nga spitali. Po ashtu policia ka arrestuar edhe bashkëpunëtorin e tij. Të dy ndodhen në burg me akuzën e grabitjes së rëndë dhe rezistencës ndaj një zyrtari publik.

Të dy, të armatosur me kapuç, hynë në shtëpinë dykatëshe të Longuelos nga një derë në pjesën e pasme, të cilën hajdutët e hapën me një levë. Pasi u futën në banesë ata u pikasën nga i moshuari, i cili ishte duke parë televizor.

Dyshohet se ata e kërcënuan të moshuarin që t’i dorëzonte paratë dhe sendet me vlerë. Në ato momente 85-vjeçari rrëmbeu armën dhe qëlloi në drejtim të shqiptarëve, ku njëri prej tyre mbeti i plagosur. Ndërsa gruaja e ish-financierit telefonoi policinë.

Lini një Përgjigje