TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Janar 2026, 16:41

Grupet kriminale dhe hetimi pasuror, Europol zbarkon në Tiranë; çfarë kërkohet nga autoritetet shqiptare

Shkruar nga Pamfleti
Grupet kriminale dhe hetimi pasuror, Europol zbarkon në Tiranë;
Zyrtarët e Europol

Një ekip i Europol ka zbarkuar në Tiranë, ndërsa në qendër të vëmendjes ka qenë lufta ndaj krimit të organizuar dhe hetimi pasuror.

Sipas informacioneve zyrtare, delegacioni i Europol përbëhet nga Departamenti/Qendra për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në EUROPOL (SOCC), i kryesuar nga Jean Yves Goriou, Drejtues i Njësisë kundër Krimit të Organizuar, i shoqëruar nga Roberto Garbini, zëvendësdrejtues i Ekipit për Organizatat Kriminale me Rrezikshmëri të Lartë në Njësinë e Krimit të Organizuar.

Në takimin e zhvilluar me drejtues të Policisë së Shtetit, diskutimet u përqendruan në prioritetet e përbashkëta, si dhe në implementimin e strategjisë së re të Policisë shqiptare kundër krimit të organizuar, zhvillimin e hetimeve proaktive të bazuara në inteligjencë dhe shkëmbimin e informacionit me EUROPOL-in dhe me shtetet anëtare të BE-së.

Gjithashtu hartëzimi dhe goditja e organizatave kriminale të profilit të lartë me lidhje ndërkombëtare, përfshirja e strukturave në prioritetet dhe planet operacionale të EMPACT 2026–2027, si dhe forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit mjedisor, trafikimit të lëndëve narkotike, trafikimit të qenieve njerëzore dhe lëvizjes së kundërligjshme të emigrantëve, ishin të tjera ccështje të diskutuara

Gjithashtu, gjatë takimit u trajtuan koordinimi i hetimeve paralele, zhvillimi i hetimeve pasurore, si dhe mbështetja teknike dhe operacionale që do të vijojë të jepet nga EUROPOL-i për procedime konkrete që janë në ndjekje.

Vizita e zyrtarëve të Europol në Tiranë vjen në një kohë kur organizatat kriminale shqiptare konsiderohen si mjaft të rrezikshme, veccanërisht për trafikun e narkotikëve, por edhe mënyrën e organizimit të tyre.

Pavarësisht disa operacioneve të SPAK dhe BKH-së, me ndihmën apo bashkëpunimin e partnerëve ndërkombëtarë, ka rezultuar se ka pasur një rrjedhje informacioni, ccka ka bërë që ata që konsiderohen si drejtues organizatash apo njerëz me influencë në rrjetet kriminale, t’i shpëtojnë prangave.

 

europol policia krimi

Lini një Përgjigje