TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Janar 2026, 12:26

Detaje nga plagosja me thikë në Bulqizë, 58-vjeçari dyshohet se kishte probleme me alkoolin

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga plagosja me thikë në Bulqizë, 58-vjeçari

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Bulqizë, ku babai goditi me thikë djalin e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Ostren të Bulqizës, ku 58-vjeçar Bastri Nuredini, ka plagosur me thikë djalin e tij 29-vjeçar Kongres Nuredini, pas një konflikti të çastit.

Gazetari Enver Doçi raporton se Bastri Nuredini ka goditur me thikë djalin, Kongres Nuredinin, pas një sherri për motive të dobëta, ndërsa në banesë kishte dhe anëtarë të tjerë të familjes.

Ai tha gjithashtu se ka dyshime që autori i krimit ka qenë person që kishte probleme me alkoolin. Ndërkohë, pasi u plagos, 29-vjeçari ka dalë nga banesa, ndërsa familjarët kanë njoftuar policinë.

Ndërsa, familja në fjalë thuhet se është në vështirësi ekonomike. 29-vjeçari i plagosur ndodhet në spital në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

 

Lini një Përgjigje