TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Janar 2026, 10:05

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

Jeep-i ku udhëtonin tre të rinj shqiptarë është përplasur ballë për ballë me një mjet të rëndë Iveco.

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja është regjistruar në strada Sanità, në segmentin e rrugës provinciale që lidh Savigliano me Vottignasco, në provincën Cuneo.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një rrugë të ngushtë, e njohur prej vitesh si problematike dhe ku janë shënuar edhe më parë aksidente të rënda.

Sipas informacioneve paraprake, Jeep-i ku udhëtonin tre të rinj shqiptarë është përplasur ballë për ballë me një mjet të rëndë Iveco. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa dinamika e saktë e aksidentit mbetet ende nën hetim nga autoritetet.

Ndërkohë, në mjetin e rëndë udhëtonin dy persona, një burrë dhe një grua. Burri, 58-vjeç, është dërguar gjithashtu në spital në kod të verdhë, ndërsa gruaja, 55-vjeçe, ka pësuar plagë të rënda (politraumë) dhe është transportuar me helikopter në spitalin Santa Croce në Cuneo, në kod të kuq.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e emergjencës me dy autoambulanca, shërbimi i elisoccorso 118, si edhe zjarrfikësit, të cilët kanë punuar për një kohë të gjatë për të nxjerrë trupat dhe të plagosurit nga mjetet e shkatërruara.

Karabinierët po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe po verifikojnë nëse përplasja mund të jetë shkaktuar nga një manovër e rrezikshme parakalimi. Për disa orë, rruga u mbajt e bllokuar dhe qarkullimi u devijua.

 

 

Lini një Përgjigje