TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Janar 2026, 09:46

I dënuar me 9 vite burg për trafik droge dhe prostitucion, arrestohet 53-vjeçari Festim Keci

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar me 9 vite burg për trafik droge dhe prostitucion, arrestohet

Policia ka arrestuar një 53-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Mësohet se në pranga u vu Festim Keci, banues në Shijak, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Torinos në vitin 2023 me 9 vite burg.

Ai akuzohet për veprat penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, të parashikuara nga Kodi Penal italian.

Arrestimi i tij u krye me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ku pritet të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Decision”Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 53-vjeçar i kërkuar nga autoritetet italiane.

53-vjeçari i dënuar me 9 vite burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të shfrytëzimit të prostitucionit.

Në kuadër të punës për gjurmimin, lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak dhe Forcat Operacionale të DVP Durrës, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Decision”.

Gjatë operacionit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimi, i shtetasit Festim Keci, 53 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Torinos/Itali, në vitin 2023, e ka dënuar me 9 vite burg, për veprat penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me qëllim ekstradimin drejt Italisë", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje