TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Janar 2026, 21:14

Zbardhen detaje nga plagosja në burgun e Malandrinos, "Dhimos" sapo ishte transferuar nga Koridhalos; zbulohet autori

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhen detaje nga plagosja në burgun e Malandrinos, "Dhimos"
I plagosuri Dhimitër Meçi

Ngjarja ka ndodhur pikërisht sot, kur Meci u transferua nga burgu i Koridhalos në Malandrino.

Dhimitër Meçi, është plagosur rëndë ditën e sotme në burgu e Malandrinos në Greqi.

46-vjeçari nga Labova e Gjirokastrës, është qëlluar me një thikë të improvizuar, nga i burgosuri grek N. E, i akuzuar për organizatë kriminale, i cili punonte në mensën e burgut.

Ngjarja ka ndodhur pikërisht sot, kur Meçiu transferua nga burgu i Koridhalos në Malandrino. Që prej arrestimit të tij në fillim të dhjetorit 2025, Meci mbahej në repartin psikiatrik të burgut të Koridhalos.

Dhimitër Meçi alias Dhimo Meçi, u arrestua nga policia greke së bashku me Andrea Brokerin nga Himara, Fatjon Prendin nga Lezha si dhe disa grekë, në një operacion ku u shpall në kërkim edhe Vasil Theohari nga Finiqi.

Ata akuzohen për tentativën e vrasjes së mafiozit grek Jani Lala në maj 2025.

Lala në fakt u ekzekutua disa muaj më vonë nga një grup tjetër kriminal. Pas arrestimit të tij, gjatë kontrolleve në banesat e Mecit në Greqi dhe në banesën e tij në Shqipëri, u gjet arsenal armësh.

 

dhimitër meçi

Lini një Përgjigje